Lidhjet “Trump-Rusi”, Flynn akuzohet zyrtarisht për deklarim të rremë

Mos i humb

Ish-këshilltari i lartë për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, Michael Flynn është akuzuar zyrtarisht për deklaratë të rreme ndaj FBI-së në muajin janar.
Flynn u detyrua të dorëhiqej muajin pasardhës, pasi gënjeu në lidhje me takimin me ambasadorin rus përpara se Trump të merrte zyrtarisht çelësat e Shtëpisë së Bardhë.

Akuzat janë ngritur nga prokurori special, Robert Muller, si pjesë e hetimit të tij mbi ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.
Flynn pritet të dalë përpara gjykatës shumë shpejt. Ai akuzohet se ka bërë “me vullnet dhe dijeni të plotë” deklarata “false, fiktive dhe mashtruese”.
Ai është figura më e lartë e administratës “Trump” deri më tani, që akuzohet zyrtarisht nga hetimi i Muller.

Në tetor, ish-kreu i fushatës presidenciale të Trumpit, Paul Manafort u akuzua se komplotoi për të mashtruar Shtetet e Bashkuara mbi marrëdhëniet kontraktuale të tij me Ukrainën. Gjithashtu u zbulua se, një tjetër ndihmës, George Papadopoulos ka pranuar fajësinë mbi deklarimet e rreme përballë agjentëve të FBI-së.

Sipas akuzës – me të cilën përballet Michael Flynn, – ai dyshohet fajtor se u ka thënë qëllimisht një gënjeshtër agjentëve të FBI-së se “në datën e saktë ose përreth 29 dhjetorit të vitit 2016”, ai nuk i kishte kërkuar ambasadorit të Rusisë në SHBA “të përmbahet nga përshkallëzimi i situatës në përgjigje të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kishin vendosur kundër Rusisë po atë ditë”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit