Liga Arabe dënon dhunën izraelite ndaj Gazës

Mos i humb

Përfaqësuesit e përhershëm të Ligës Arabe zhvilluan një mbledhje emergjente për të diskutuar dhunën e fundit izraelite në kufirin e Rripit të Gazës, e cila ka martirizuar të paktën 17 palestinezë.

“Ne takohemi sot pasi autoritetet okupatore izraelite përdorin armë kundër njerëzve të paarmatosur, që ka çuar në vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e rreth 1.500 të tjerëve”, tha Saeed Abu Ali, sekretar i përgjithshëm i Ligës Arabe.

Ebu Ali tha se Izraeli është “plotësisht përgjegjës” për vdekjet dhe plagosjet.

Një numër i madh i palestinezëve që nga e premtja janë duke protestuar në kufirin mes Gazës se bllokuar dhe Izraelit nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës.17 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve që nga dita e parë.

Me tubimet e së premtes kanë filluar protestat gjashtëjavore të cilat do të kulmojnë më 15 maj kur palestinezët shënojnë “Nakba” (katastrofën), ditën kur u themelua Izraeli.

Ndërkaq, ambasadori palestinez në Egjipt, Diab al-Louh akuzoi SHBA-në për “inkurajim” të Izraelit për të vazhduar me kryerjen e “krimeve të neveritshme” kundër palestinezëve të pambrojtur.

“Administrata amerikane inkurajon qeverinë ekstremiste të Izraelit për të vazhduar kryerjen e krimeve të neveritshme kundër popullit palestinez,” tha al-Louh.

Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të ngritur një komision të posaçëm hetimor për të shqyrtuar dhunën e fundit izraelite në kufirin e Gazës.

Izraeli, vazhdoi Al-Louh, “ka pushtuar më shumë se 60 për qind të Bregut Perëndimor, ndërton vendbanime të paligjshme (në tokën e pushtuar) dhe vazhdon të imponojë një bllokadë gjymtuese në Gaza”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit