Lirimi i Endrit Dokles/ Salianji: Rendi dhe siguria publike sot të degraduar, qytetarët në ankth për sigurinë e jetës dhe pronës

Mos i humb

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas lirimit të Endrit Dokles. Në një postim në “Facebook”, Salianji shkruan se në 7 vjet të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të ndëshkuar dhe të burgosur por ka dhjetëra të dënuar me burgim të përjetshëm që lirohen nga qelitë.

Sipas tij, rendi dhe siguria publike sot është e degraduar dhe qytetarët janë në ankth për sigurinë e tyre.

“Lirohet dhe Indrit Dokle, në vitin 7 të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup te strukturuar kriminal të ndëshkuar dhe burgosur, nuk ka asnjë te ndëshkuar për korrupsion, por ka dhjetëra të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pengmarrje, prostitucion, tortura që lirohen nga qelitë!
Rendi dhe siguria publike sot është e degraduar dhe qytetarët janë në ankth permanent për sigurinë e jetës dhe pronës! Kur kriminelët promovohen dhe ndëshkohen të pamundurit krimi merr krahë, ditët e para të vitit kanë qenë të mbushura me vrasje, djegie makinash, gjobvënie, kërcënime!
Duhet shkulur me themel ky model qeverisje!”, shkruan Salianji.

Salianji Fb

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit