LIVE/ BE ‘JO’ çeljes së negociatave, Basha: Gënjeshtër e madhe nëse do thoshim që s’e prisnim

Mos i humb

Pasi Këshilli Europian vendosi t’i thotë ‘Jo’ çeljes së negociatave të Shqipërisë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, pak pas përfundimit të komunikimit me median nga kryeministri Edi Rama.

Teksa e nisi fjalën e tij duke shprehur keqardhje për vendimin e dhënë sot nga Bashkimi Europian, Basha tha se do të ishte një gënjeshtër e madhe nëse do të deklaronin se nuk e prisnin.

“Dua ta nis me shprehjen e keqardhjes time për ditën e sotme. Nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar. Por do të ishte një gënjeshtër e madhe ndaj shqiptarëve që të thoshim se nuk e prisnim. Që prej vendimit të Bundestagut për vendosjen e 9 kushteve Shqipërisë, ishte e qartë se skenari më i mirë i mundshëm i KE, nuk do të ishte një vendim më pozitiv se aq. Por mund të merret dhe vendim më negativ. PD dhe unë personalisht, siç e kam ndarë dhe me bashkëqytetarët për raste të tjera, kemi punuar forte që të bindim miqtë tanë gjermanë të Angela Merkel që ta kthenim ‘JO’-të e tyre në ‘PO’. Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohje më të thellë, ndaj kancelares Merkel dhe partisë tonë simotër. Për faktin që jo vetëm arritën të siguronin një maxhorancë brenda CDU/CSU, u bë udhërrëfyese për Shqipërinë në BE. Dëshironim një rezultat ndryshe sot. Por nuk prisnim më mirë sesa Bundestagu vendosi para dy javësh. Shqipëria nuk mund të merrte një ‘PO’ të prerë, siç mund ta merrte sot Maqedonia. Ftoj këdo që mund t’i ketë harruar, që t’i rikthehej kushteve të Bundestagut”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit