Kek i Lehtë me Vanilje

Mos i humb

Përbërësit

  • 300 ml ujë i ngrohtë
  • 300 ml shurup ose lëng molle
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 2 vezë
  • 170 ml vaj luledielli
  • 2 lugë çaji pluhur vanilje
  • 300 gr miell
  • 2 copa të vogla xhinxher ose 2 lugë çaji xhinxher pluhur
  • 2 lugë çaji kanellë
  • 10 gr sodë për ëmbëlsira
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Shurupi i mollës

Për këtë recetë do t’ju duhet shurup molle nëse shurupi i mollës nuk ju gjendet ju mund ta përgatisni fare lehtë në 5 minuta.

Për të përgatitur shurupin e mollës do t’ju duhet një mollë, një lugë e vogël kanellë, një gotë ujë dhe pak mjaltë.

Qëroni mollën dhe hidheni të ziejë në një tenxhere me një gotë ujë më pas shtoni kanellën.

Lëreni të ziejë për 5 minuta në zjarr të avashtë dhe më pas kulloni lëngun nga mollët dhe shurupi është gati.

Në fund mund t’i shtoni pak mjaltë sipas dëshirës.

Përgatitja e brumit

AgroWeb.org ju këshillon të ngrohni furrën paraprakisht në  temperaturën 175 -180 gradë.

Përgatisni një tavë rrethore me diametër rreth  22cm.

Visheni tavën me letër pjekje duke e lyer me gjalpë dhe e spërkatur me pak miell.

 

Vendosni në zjarr sasinë e ujit për t’u zier dhe pasi të jetë gati bashkojeni me shurupin e mollës.

Pasi të keni bashkuar këto sasi shtoni sheqerin dhe përziejeni derisa të jetë shkrirë plotësisht.

Në një enë tjetër rrihni vezët me vajin e lulediellit dhe ekstraktin e vaniljes duke përdorur një mikser elektrik me shpejtësi të ulët.

Më pas shtoni këtë masë tek ena tjetër ku ndodhet uji me shurupin e mollës duke i përzier mirë.

Bashkoni miellin me sodën për embëlsira dhe pak sodë buke duke shtuar kanellën dhe copat e xhinxherit të grira.

Më pas filloni ta shtoni miellin tek ena tjetër ku ndodhet masa e lëngshme.

Përzieni me kujdes në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Bëjeni këtë derisa i gjithë mielli të ketë mbaruar dhe të keni përfituar një masë brumi të trrashë.

Hidheni në tavën e pjekjes dhe lëreni të piqet në temperaturë të ulët në 75-80 gradë duke e kontrrolluar nëse është pjekur herë pas here.

Lëreni të ftohet në tavë për të paktën një orë dhe më pas mund ta shërbeni sipas dëshirës duke e spërkatur me mjaltë, sheqer pluhur apo kanellë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit