Ballina Shqipëria LSI, Panariti: Rama qëndrim arrogant, gjuhë e papranueshme me Senatin

LSI, Panariti: Rama qëndrim arrogant, gjuhë e papranueshme me Senatin

17
0
SHPËRNDAJE

LSI pas mbledhjes së kryesisë së saj, shprehu qëndrimin pro profesoratit duke kërkuar që vendimi i tyre të reflektohet në çdo nismë ligjore. Slogani “Ose ha supën time, ose përjashta”, është qëndrim arrogant i kryeministrit tha Edmond Panariti.

“Analizuam situatën e rëndë dhe qëndrimet arrogante të qeverisë. LSI ka qenë dhe mbetet pro profesoratit, stafit akademik, studentëve, artistëve, akademikëve që janë krenaria dhe substrati, vlera e vërtetë e këtij kombi. Vendimi i tyre duhet të reflektohet në çdo nismë ligjore që kalon e miratohet nga qeveria e Parlamenti i Shqipërisë. Nëse ka nevojë të rishikohet ligji për arsimin e lartë, kjo nuk mund të bëhet në mënyrë ultimative duke i thënë stafit ky ligj është për t’u zbatuar. Po nëse duhet rishikuar do parë me kurajo e vendosmëri dhe do dëgjuar zëri i pedagogëve, kërkuesve, studentëve që janë subjekt i veprimit të këtij ligji”, tha Panariti.

Ai kërkoi kthimin në nisma qeveritare kërkesat e fermerëve, referuar takimit të kryeministrit paraditen e sotme me fermerët e Korçës.

“Bujqësia është për të prodhuar dhe ajo punon mbi bazën e traditës dhe është krijuar dhe është në veprim dhe e zbatueshme dhe nga fermerët. Fermerët nuk mund të lihen thjesht në mëshirën e fluktuacioneve të tregut”, tha Panariti./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here