U vetëmbyt bashkë me 3 fëmijët e mitur në Bunë, gjendet trupi i pajetë i nënës

Mos i humb

Gjendet trupi i pajetë i nënës, Alma Arrazi.

Trupi i nënës që është viktima e katërt, u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç.

Raportohet se gjetja e trupit të pajetë u bë nga palombarët e forcave RENEA.

Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, 39-vjeçares dhe tre fëmijëve.

Ditën e sotme u gjet dhe trupi i djalit 3-vjeçar të familjes Arrazi.

Ndërkohë, dje dhe pardje u gjetën trupat e vajzave, 8 dhe 9 vjeçe.

Në gjendje të rënduar psikologjike gruaja u hodh bashkë me fëmijët nga ura e Bunës dhe për pasojë të katërt humbën jetën, pasi dyshohet se dhunohej nga bashkëshorti i saj.

Ndërkohë, Erdgys Arrazi u la sot në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës, si ‘shkaktar i vetëvrasjes’ së gruas dhe fëmijëve.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit