Tensione në protestën para bashkisë, qytetarët heqin gardhin metalik

Mos i humb

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë dhe kanë kërkuar të bisedojnë me anëtarët e policisë mbi arsyen se përse nuk lejohen të futen në bashki.

Disa qytetarët shihet se hedhin molotovë dhe përpiqen të shkulin gardhin metalik.

Teliti: Kemi ardhur me duar në xhepa jo me skafandra, ejani të flasim.

Ndërkohë qytetarët kanë arritur të largojnë gardhin metalik edhe pse ditën e sotme ai ishte i përforcuar.

Këlliçi: Jemi kundër një hajduti që njihet si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit. Do mbahet mend si i vetmi kryebashkiak që vuri policinë për të mbrojtur veten. Bandit ordiner që shpërdoroi taksat e qytetarëve.
Ai ka tyrpëruar kombin tonë. Ky hajdut që e nisi karrierën e tij politike me një mashtrim sikur u martua me kursimet e pensionit të nënës së tij.

I takon SPAK të ngrihen në lartësinë e detyrës e t’i përgjigjen një drejtësie pa regji. Nuk na intereson nëse e pushkatoi sot politikisht Rama, më interesojnë qindra mln euro të vjedhura nga Veliaj.
Sot firmosa kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt.

Janë arrestuar qytetarë se po rregullonin gardhin apo shtëpinë. I bëj thirrje SPAK; sot keni damkën e madhe në kurriz, mbi shpatulla të burgosjes, pa asnjë fakt, pa asnjë provë të arrestit të liderit të opozitës. Ndërkohë drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka depozituar në Kuvend ka përmendur 11 herë emrin e kryebashkiakut Veliajt, por Drita Premçi e amnistoi. Drita Premçi ke dy rrugë; ose do të bjerë Erion Veliaj, ose Altin Dumani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit