Ballina Islam Lutja e pastrueses!

Lutja e pastrueses!

39
0

Ajo është mësuese dhe flet për një përvojë të sajën, njëzet vite më parë.
“Asokohe kisha nën përgjegjësinë time makinetin brenda shkollës.

E kisha bërë zakon që çdo ditë, pas përfundimit të mësimit, të mblidhja qindarkat me të cilat nxënësit kishin blerë pijet dhe ato ushqime të gatshme dhe i numëroja një e nga një.

Një nga pastrueset e shkollës më afrohej dhe më ndihmonte gjithmonë. Ajo ishte një zonjë e varfër dhe papërkrahje, me rrogën që merrte mbulonte shpenzimet e fëmijëve të saj jetimë.

Një ditë, teksa po numëroja qindarkat, bisedoja dhe bëja shaka me pastruesen.
“O filane! Imagjino sikur këto qindarka të jenë monedha te prerjes 500-she!”
Ajo buzëqeshi dhe nuk foli.

Unë i thashë”Imagjino sikur këto qindarka të jenë monedha të prerjes 500-she dhe të jenë të gjitha të tuat!”

Ajo buzëqeshi sërish dhe tha:”Zoti na dhashtë nga të mirat e Tij!”
Unë e pyeta:”Mirë, ja ta zemë se janë të tuat një shumë e tillë, çfarë do të bëje me to?”

Ajo u përgjigj pa hezituar:”Do të blija një shtëpi ku të strehoja veten dhe jetimët e mi, e të shpëtoja nga qeraja mujore!”
Unë qesha dhe i thashë:”Çfarë thua moj?! Shtëpi?! Sot shtëpi të veten mezi blejnë të pasurit!”

Ajo më pa në sy dhe më tha:”Nuk po ta kërkoj ty moj mësuese jo. Ia kërkoj dhe i lutem Zotit të ma bëjë rizk, Atij që ka në dorë gjithçka.”
Këto fjalë ma mbyllën gojën.

Pasi përfunduam numërimin e qindarkave, kreva dhe disa punë të vogla dhe vajta në shtëpi.

Pasdite, pasi kisha pushuar pak, mora vajzat e mia dhe vajta në shtëpinë e mamasë. Gjatë qëndrimit tim atje, vura re se herë pas here, ime më shkonte tek telefoni dhe bisedonte me dikë.

E çuditur e pyeta:”Me kë bisedon kaq shpesh mama?”
Ajo u përgjigj:”Filanja, të cilën e kemi të afërt, është divorcuar nga i shoqi dhe të gjithë ne, të afërmit e saj më të ngushtë, patëm mbledhur të holla me qëllim që t’i blejmë një shtëp.

Pasi e blemë dhe shtëpinë, ajo na telefonoi dhe na tregoi se kishin vendosur të mos e finalizojë divorcin dhe ti japin një shans tjetër njëri-tjetrit. Tani jemi duke biseduar me njëri-tjetrin se çfarë do të bëjmë me shtëpinë që kemi blerë.

Të gjithë thonë se ato para i kanë dhënë për hatër të Zotit për të ndihmuar një njeri në hall dhe nuk i duan më dhe unë nuk e di çfarë të bëj.”

Në atë çast mu kujtua pastruesja e shkollës dhe ngjarjen e asaj dite ia tregova mamit tim me një frymë.

Mami pa thënë asgjë, u ngrit nga divani dhe u telefonoi të gjitha të afërmve të saj dhe u tregoi për pastruesen, nënën e jetimëve dhe dëshirën e saj për të patur një shtëpi të sajën.

Unë që disa orë më parë kisha ironizuar dëshirën e asaj nëne jetimësh të vobektë për të pasur një shtëpi, disa orë më vonë, i telefonova dhe e mora për të vajtur tek noteri dhe për të firmosur kontratën e dhurimit të shtëpisë./Pershtati Elmaz Fida /Mesazhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here