Mali Everest po kthehet në një vend grumbullimi të mbeturinave

Mos i humb

Mali Everest po kthehet në një vend grumbullimi të mbeturinave.

Alipinistët që kërkojnë aventura në malin më të lartë në Tokë, i lënë një gjurmë shkatërruese plehrash para se të largohen.

“Është e shpifur, një shëmti,”-tha Pemba Dorje Sherpa, në një raport për Agence France-Presse. “Mali po mban tonelata me mbeturina.”

Turistët po lënë pas tendat, paisjet për ngjitje, bombula gazi dhe jashtëqitje.

Shkrirja e akullnajave të shkaktuara nga ngrohja globale po ekspozon plehrat që janë akumuluar në 65 vjet në Malin Everest.

Aplinistët me eksperiencë thonë se rritja e plehrave po rritet me nurmin e turistëve pa përvojë që përpiqen të ngjisin malin e Himalajeve.

Por Neplai dhe Tibeti po bëjnë përpjekje për të pastruar malin. Rreth 5 vite më parë, Nepali krijoji një sistem ku merr prej ekipeve të ngjitjes një depozitë prej 4.000 dollarë dhe ata rimbursohen vetëm nëse çdo alpinist zbret nga mali të paktën 8 kg mbeturina.

Ndërsa në Tibet alpinistët  duhet të zbresin të njëjtën peshë dhe për çdo  1 kg mbeturina që mungon gjobiten me 100 dollarë.

Por shumë alpinistë të pasur thjesht nuk kujdesen për depozitat prej 4.000 dollarë, kur bëhet fjalë për një eksperiencë të tillë dhe i lënë mbeturinat në mal./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit