Manja: Nisin procedurat për KLGJ e KLP, nuk ka kompromis me opozitën

Mos i humb

Kreu i komisionit të Ligjeve,Ulsi Manja bëri të ditur se të mërkurën happen procedurat për ngritjen e KLGJ dhe KLP, dhe vendimarrja i takon nënkomisionit ad hoc përsa i përket kandidaturave.

“Jo vetem do tentojmë, por edhe opozita e ka detyrim adresimin e vendimeve te Gjykata Kushtetuese. Por nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese nuk e pengojnë punën e këshillave. E ka zgjidhur Gjykata Kushtetuese kur ka thënë se deri në adresimin e këtyre çështjeve, vijohet me nenet e shfuqizuara”, është shprehur Manja.

Ai theksoi se as nuk ka dhe as nuk do të ketë kompromis në kurriz të Kushtetutës së vendit, me opozitën duke u shprehur se opozita nuk mund ta bllokojë nënkomisionin.

“Nuk ka dhe s’do ketë kompromis në kurriz të Kushtetutës së vendit që e kemi miratuar bashkarisht me 140 vota. Kushtetuta dhe ligji eshte i qarte lidhur me ngritjen e keshillave, eshte parashikuar mekanizmi i zhbllokimit. N/kom ad hoc vijon punen dhe ne finale i takon seances plenare vendimi”, vijoi Manja./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit