Maqedoni, ngrijnë pasuritë e opozitës

Mos i humb

Një gjykatë në Shkup ka ngrirë pasurinë e partisë opozitarë maqedonase, VMRO-DPMNE, çka përfshin 69 objekte të partisë nacionaliste.

Vendimi është marrë pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme të Maqedonisë, sipas të cilit një lëvizje e tillë bëhet me qëllimin që të shmanget gjatë hetimeve mundësia e shitjes apo dhënies së këtyre objekteve me qira.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme drejtohen kundër 14 personave, mes të cilëve është edhe vetë ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski. Partia e tij e qeverisi vendin nga viti 2006 deri në vitin 2017.

Prokuroria ka akuzuar të dyshuarit se gjatë kësaj periudhe kohe kanë kryer pazare të paligjshme për financimin e partisë në vlerë prej 4,9 milionë eurosh. Gruevski është dënuar ndërkohë për një çështje tjetër me dy vite burg, por e ka dërguar atë në Gjykatën Penale./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit