Masakra me 49 të vdekur, flet kryeministrja e Zelandës së Re

99
0

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern foli për masakrën e ndodhur në këtë shtet oqeanik. Ajo tha se kjo është ndër ditët më të zeza për vendin. Ardern theksoi se sulmet në dy xhami kishin qenë të tmerrshme, ndërsa deklaroi se viktimat janë qytetarë nju-zelandezë, të cilët kishin zgjedhur këtë vend për një jetë më të mirë.

“Nuk mund të jap për momentin një informacion zyrtar për viktimat, agresorët dhe gjithçka ka ndodhur, pa pasur një informacion të plotë nga policia. Mirëpo është e qartë si drita e diellit se kjo është ndër ditët më të zeza për Zelandën e Re.  Është e qartë se ajo që ka ndodhur këtu është një akt i jashtëzakonshëm dhe i pashembullt i dhunës.

Shumë nga ata që kanë vdekur ose plagosur mund të jenë refugjatë në Zelandë të Re. Ata janë një nga ne. Policia këshillon ende që njerëzit të rrinë nëpër shtëpi, pasi rreziku vazhdon të mbetet. Policia po e trajton mirë situatën.  Spitali Christchurch është i përkushtuar ndaj trajtimit të atyre që po vijnë në spital”, tha shefja e qeverisë në Zelandë të Re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here