Mazrreku i kujton Thaçit: Ndryshimi i kufijve vetëm me konsensus nacional!

Mos i humb

Nesër në Kuvendin e Kosovës, pritet që të miratohet Rezoluta e cila i’a ndalon Presidentit të vendit Hashim Thaçi, dialogun me Serbinë për çështjen e korrigjimit të kufijve. Por, sa do të ketë fuqi ndaluese Rezoluta e Kuvendit në rastin e kufijve, mbetet të shihet, porse praktika në Kosovës, ka treguar pafuqinë e Rezolutave të cilat pothuaj në asnjë rast nuk janë zbatuar.

Njohës të çështjes politike në vend të kontaktuar nga Kosova Post e vlerësojnë  hap pozitiv  iniciativën e  të opozitës në Kuvend, për Rezolutë, për faktin se negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit janë në fazën më kritike, dhe nevojitet syqeltësi dhe unitet i gjithë spektrit politik.

Njohësi i marrdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazrreku thotë se Kosova duhet të ketë një koordinim institucional dhe politik drejtë një hartimi të një platformë të përbashkët, sepse sipas tij çështja e bisedimeve me Serbinë nuk është çështje e diskrecionit të një individi, apo institucioni, por është platformë nacionale drejtë interesit të shtetit të Kosovës.

“Unë mendoj se është hap pozitiv nxjerrja e Rezolutës, por normalisht që ky veprim i opozitës në këtë rast dhe pozitë dhe disa faktorëve politike në pozitë, janë një hap drejt një drejtimi që nuk duhet të ndalet, por duhet të shkohet deri në një koordinim institucional dhe politikë, sidomos parlamentar i cili konsensus qon drejt hartimit të një platforme nacionale, platformë e cila do ta obligonte  çdo institucione dhe bartës të institucioneve të Kosovë, që mbi bazën e saj të negocionte me Serbinë, sepse negociatat me Serbinë tani me janë në fazën më kritike”, është shprehur  Mazrreku.

Sipas tij, dialogu  me Serbinë nuk është çështje e një individi, apo një institucioni, por është dialog për interesin nacional, prandaj edhe duhet të ketë një konsensus nacional për hartimin e një platforme të përbashkët që do të jetë në interes të shtetit.

Duke, folur për iden e ridizajnimit të kufirit dhe parandalimin e kësaj ideje me anë të Rezolutës së Kuvendit, Mazrreku ka theksuar se çështja e dialogut dhe temave që do të diskutohen në dialogun me Serbionë, në këtë rast edhe për ridizajnim kufijsh nuk janë kompetencë e vendosjes vetëm nga një individ, në këtë rast të presidentit Thaçi, por duhet të arrihet një konsensus kombëtarë.

“Kjo nuk është çështje e Thaçit, as e një institucioni apo individi, bisedimet me Serbinë nuk jonë pronë, nuk janë çështje e vullnetit të një individi të caktuar, por duhet të jenë burim i një konsensusi të përgjithshëm nacional. Vetë Thaçi, në ketë rast presidenti i shtetit e ka obligimin kryesorë për arritjen e një konsensusi nacional” tha Mazrreku./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit