Mehmet Kraja flet për ndryshimin e kufijve: Ideja u gatua nga Edi Rama

Mos i humb

Shkrimtari dhe publicisti Mehmet Kraja thotë se deklarata e presidentit serb, Aleksander Vuçiç dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshim të kufijve është gatuar nga Edi Rama.
Më tej ai tha se Rama po merr kompetenca që nuk i takojnë.
Sipas tij “Tirana zyrtare duhet të distancohet nga ndërhyrjet pasi Shqipëria nuk mund të ndikojë në këte çështje”. “Rama”, tha Mehmeti “ po merr kopetenca që nuk i takojnë.

Këto deklarata Mehmeti i bëri në takimin letrar në Prishtinë “Letërsia dhe Qyteti”.

Edhe pse debat i gjerë ka shpërthyer në trojet shqiptare për ndryshimin e kufijve, Edi Rama vazhdon të qëndrojë i heshtur lidhur me këtë çështje

Ndërkohë, mediat e huaja raportuan se krahas Aleksander Vuçiçit edhe Rama e ka pranuar idenë e shkëmbimit të territoreve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit