Meta dhe Rama mesazhe urimi për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mos i humb

Rama jep lajmin e mirë: Nga e hëna riatdhesohen shqiptarët e bllokuar jashtë, avionët pa pagesë

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se duke nisur nga e hëna do të vihen në dispozicion disa avionë të kompanisë...

Britani, arrin në 1.228 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Britani të Madhe janë shënuar 209 vdekje të reja brenda një dite duke e rritur në 1.228 numrin e të vdekurve në...

Si do të lëvizin këmbësorët në zonat urbane, nga data 30 mars? Policia jep sqarime

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në...

Ndërron jetë në spitalin infektiv 67-vjeçari, viktima e 10 me COVID-19 në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 67-vjeçari...
Tiranë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të vendit kanë përcjellë mesazhe urimi me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,(AA).

Presidenti Meta, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar se Kosova ka hyrë në dekadën e dytë të saj si shtet i pavarur dhe sovran, sipas tij, me një demokraci edhe më të gjallë e dinamike.

“Kjo etapë e re e konsolidimit të shtetit të Kosovës jam i sigurt se do të shoqërohet me një hov të ri edhe në marrëdhëniet vëllazërore dhe bashkëpunimin ndërmjet nesh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane. Uroj që përpara sfidave të tjera aspak të lehta, në Kosovë të mbizotërojë uniteti përreth objektivit strategjik për integrimin europian dhe euro-atlantik si dhe njohjen e mëtejshme në arenën ndërkombëtare”, thuhet në mesazhin e Metës publikuar nga Presidenca e Shqipërisë.

Meta shkruan më tej në mesazhin e tij se “Njëkohësisht, kam besim se përfaqësimi i njëzëshëm i Kosovës dhe koordinimi me partnerët strategjikë do të mundësojnë edhe finalizimin e suksesshëm të dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë”, sipas tij për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve përmes një marrëveshjeje që njeh pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e pakthyeshëm territorial të Republikës së Kosovës.

Ndërsa kryeministri Rama, në urimin e tij të publikuar në rrjetet sociale shkruan: “Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”.

Edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë urimet e tij për 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, një mesazh urimi në rrjetet sociale ka publikuar edhe kryetari i Partisë Demokrarike të Shqipërisë(PD), Lulzim Basha. Kreu i PD-së thekson se “Në këtë ditë kaq të bukur dhe të rëndësishme për kombin, dua të shpreh angazhimin tim se çdo ditë të jetës dhe punës time, sot në krye të opozitës e nesër në krye të qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh.”

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, institucione të ndryshme në Shqipëri organizojnë aktivitete festive, ndërsa para godinës së Bashkisë së Tiranës është vendosur një flamur i madh i Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se sot Kosova shënon 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ku janë planifikuar të organizohen aktivitete festive dhe ceremoni zyrtare.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Shkenca shpjegon: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma. Por në një pjesë të mirë...

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme me sodë bikarbonati

Me ndihmën e udhëzimeve do të gatuani pogaçe të shkëlqyeshme të cilën familjarët tuaj do ta adhurojnëPër të dalë pogaçja e mirë,...

Asnjë i burgosur në Burgun e Mitrovicës nuk është me koronavirus

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.

Qeveria emëron bordet e disa ndërmarrjeve publike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhja...

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19),...