Milioneri serb vendos flamurin e Kosovës aty ku është përqëndruar vëmendja e botës, “çmend” serbët

Mos i humb

Në vendin ku do të mbahen Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’ është parë flamuri i Kosovës.

Bëhet fjalë për Bjellorusinë, ku serbët drejtojnë gishtin ka biznesmeni dhe politikani i njohur Bogojlub Kariq.

Kariq ditë më parë është rizgjedhur si President i Lëvizjes Forca e Serbisë.

“Biznesmeni dhe udhëheqësi i Lëvizjes Forca e Serbisë, Bogoljub Kariq, i cili përfaqëson veten si një patriot i madh, i lindur në Pejë të Kosovës, njeh Kosovën e pavarur. Patrioti i madh i Kosovës madje ka vënë flamurin e Kosovës edhe para objekteve që ka jashtë vendit, siç është qendra tregtare e madhe në Bjellorusi, ku shihet flamuri i një shteti të rremë që ai njeh” shkruan Telegrafi serb.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit