Ministri serb: Takimi i radhës Thaçi-Vuçiç, vendimtar për marrëveshjen finale

Mos i humb

Nëkryetari i qeverisë së Serbisë dhe Ministri i Tregtisë dhe Turizmit, Rasim Lajiç po thotë se takimi i radhës ndërmjet presidentit Thaçi dhe Vuçiç do të jetë vendimtar për zgjidhjen mes dy shteteve.

Sipas tij, pas këtij takimi do të jetë më e qartë nëse problemet Kosovë-Serbi do të zgjidhen, apo edhe një përpjekje do të dështojë.

Lajiç ka vlerësuar se në këtë periudhë Thaçi është një pozitë më të favorshme se Vuçiq, duke marrë parasysh kundërshtimet në Beograd.

“Opozita në Kosova ka përdorur një retorikë të ngjashme si pjesa më e madhe e publikut në Serbi. Këtu preferohet që të mbahet konflikt i ngrirë, dhe për 20 deri në 30 vjet mos të negociohet”, ka thënë Lajiç.

Ai është shprehut optimist se një zjidhje do të arrihet shumë shpejt, pasi që dy vendet janë të gatshme të bëjnë lëshime.

Lajiq deklaroi se në qeverinë serbe të gjithë pajtohen se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me të gjitha opsionet, veç luftës dhe konfliktit të ngrirë.

Ndryshe, takimi i radhës Thaçi-Vuçiç është planifikuar në shtator./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit