Ballina Teknologji Mos e hapni telefonin nëse ju thërret ky numër në WhatsApp

Mos e hapni telefonin nëse ju thërret ky numër në WhatsApp

181
0

Një vrimë e sapo publikuar e sigurisë në WhatsApp, lejon marrjen nën kontroll të kamerës, mikrofonit, fotografive dhe mesazheve të telefonit Android ose iOS, vetëm duke iu përgjigjur një thirrjeje telefonike.

Teknikisht, e gjitha që i nevojitet një hakeri për t’i vjedhur të dhënat tuaja dhe për të marrë nën kontroll total telefonin e viktimës, është numri i telefonit.

Kështu, për të mos ndodhur një gjë e tillë, mos iu përgjigjeni thirrjeve të panjohura në WhatsApp – ose bëjeni atë update për të marrë versionin më të fundit.

Kjo vrimë e sigurisë, 1654, tani është rregulluar në versionin e fundit të WhatsApp, andaj përdoruesit inkurajohen që ta përditësojnë aplikacionin.

Për këtë problem u raportua edhe në rrjete sociale, ku përdorues të ndryshëm thanë se duhet të keni kujdes nga thirrjet e panjohura në WhatsApp – pasi dikush mund t’jua vjedhë të dhënat./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here