Mungesa e thertoreve po e rrezikon higjienën e mishit të kurbanëve

Mos i humb

Të martën në Kosovë por edhe në të gjithë botën myslimanët po festojnë Kurban Bajramin, festë kjo e cila njihet me therjen e kurbanit. Ky rit fetar është kryer edhe nga shumë qytetarë në Prishtinë.

Pasi që është bërë falja e namazit të Bajramit, shumë qytetarë në tregun e kafshëve në kryeqytet kanë bërë therjen e kurbanëve, por kushtet ku u kryente therja nuk ishin adekuate.

Mungesa e thertoreve të licenuara në rrethinën e kryeqytetit kishte bërë që qytetarët të orientoheshin në thertoren që gjendet në tregun e kafshëve, ani pse kushtet e higjienës lënë për të dëshiruar.

Institucionet përkatëse ditë më parë kanë ftuar qytetarët që të kenë kujdes me rastin e kryerjes së ritit të therjeve të kurbanëve.

Qytetarët që kishin zgjedhur këtë thertore, duhej që të paguanin nga 5 euro për t’u lejuar për të hyrë në thertore, ndërkohë që në të njëjtën kohë duhej të bënin edhe pagesën prej 10 euro për kasapët që kryenin therjen.

Ndonëse ishte i lumtur që po e përmbushte një obligim fetar, qytetari Sabit Gashi nuk ishte i kënaqur me kushtet ku u ther kurbani të cilin e kishte blerë.

Ai u shpreh se në atë thertore po mungonin kushtet për të bërë therjen e kurbanit.

“Jo aq pastër, po tash disa kushte çfarë janë duhet me pre. Po duhet me iu përmbajte asaj fesë, nëse e mban fenë islame duhet me pre kurban”, tha ai./Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit