Mustafa: Nuk mund të ketë këmbim territoresh

Mos i humb

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, njëherësh ish-deputet i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, ka komentuar idetë për shkëmbimin e territorit të Kosovës.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vendi ynë, kufizohet me vende ku në të kaluarën rreth e përqark jetojnë shqiptarët. Duke qenë kështu idetë e menduara si këmbim territoresh nuk mund të funksionojnë.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Nuk mund të bëhen këmbim territoresh !
Për kohët që po vinë ne Gadishullin (Ballkanik) Ilirik nuk do të jetë domosdo saktësimi i vijave gjeografike.
Vendi ynë, kufizohet me vende ku në të kaluaren rreth e përqark jetojnë shqiptarët. Duke qenë kështu idet e menduara si këmbim territoresh nuk mundë të funksionojnë. Ne nuk mundemi të këmbejmë territor me territore ku në të kaluaren kanë qenë territore shqiptare” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit