Në SHBA numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 88.550, me 1.580 viktima të reja të regjistruara

Mos i humb

SHBA ka raportuar 1.580 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 88.550.

SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe është epiqendra e këtij virusi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, në 24 orët e fundit në SHBA janë konfirmuar 26.222 raste COVID-19, duke e çuar në 1.485.912 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Sa i përket numrin të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 276.505 raste të zbuluara, Rusia me 272.043 raste të zbuluara dhe Mbretëria e Bashkuar me 240.161 raste të zbuluara.

Shteti New York është më i prekur në SHBA, me 356 raste të zbuluara dhe 27.574 vitkima.

Në SHBA janë kryer mbi 11 milionë teste të dyshuara të COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është 327 mijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit