Nepal, 45 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Mos i humb

Të paktën 45 persona e kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë llogariten të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat mosun në Nepal.

Qendra për menaxhim me katastrofat natyrore në Nepal thotë se 31 persona u mbuluan nga dheu ose i kanë marrë ujërat e rrëmbyeshëm.

Si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitjeve të tokës në Nepal janë bllokuar nëntë autostrada kryesore ndërsa shërbimet kompetente janë në terren.

Sezoni i shirave mosun në Nepal fillon në qershor dhe zgjat deri në shtator.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të cilat zgjasin nga e premtja kanë shkaktuar dëme edhe në pjesët tjera të Azisë Jugore.

Zyrtarët në verilindje të Indisë njoftuan për dhjetra të vdekur ndërsa nga fatkeqësia natyrore janë prekur mbi një milion njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit