Kolumbi, peshkopi shpreson se uji i shenjtë do të frenojë krimin në qytet

Mos i humb

Peshkopi katolik në Kolumbi shpreson se uji i shenjtë do të frenojë dhunën në qytetin ku po lufton kriminalitetin dhe korrupsionin.

Peshkopi Ruben Dario Jaramillo Montoya dje hipi në një kamion zjarrfikës duke shëtitur nëpër disa nga pjesët më të rrezikshme të qytetit Buenaventura dhe e spërkati me ujin që kishte bekuar në përpjekje për të parandaluar grupet e kontrabandës së drogës dhe grupe të tjera ilegale.

Montoya tha se “gjaku rrjedh nëpër rrugët” e qytetit në bregun e Paqësorit dhe se ceremonia e tij synon t’u tregojë kriminelëve se ata nuk mund të “shkatërrojnë jetën e komunitetit”.

Ai potencoi se që nga viti i kaluar është rritur numri i vrasjeve, përdhunimeve, rrëmbimeve dhe zhdukjeve të njerëzve në Buenaventura.

Bandat rivale luftojnë për të kontrolluar trafikun e drogës në port, të një nga qytetet më të dhunshme në Kolumbi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit