Netanyahu sinjalizon vazhdim të okupimit izraelit në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kolonët hebrenj në vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të okupuar nuk do të largohesn nga rajoni për sa kohë që ai gjendet në pushtet.

“Bregu Perëndimor u përket etërve hebrenj”, pohoi Netanyahu në ceremoninë e hapjes së projektit rrugor të ndërtuar pranë vendbanimit të paligjshëm hebre Geva Benjamin në Bregun Perëndimor, duke shtuar se në rajon do të vazhdojë ndërtimi i njësive të reja ilegale të banimit.

“Armiqtë tanë po përpiqen të na nxjerrin nga këtu, por asnjë hebre nuk do të detyrohet të largohet nga shtëpia e tij për sa kohë që unë jam kryeministër i Izraelit”, tha Netanyahu në fjalimin e tij, duke theksuar se vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nuk do të zbrazen.

Në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi pas luftës së vitit 1967, gjenden rreth 250 vendbanime të paligjshme hebreje, në të cilat jetojnë më shumë se 600 mijë kolonë hebrenj.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit