Nigeri, 16 të vdekur si pasojë e rrëmujës

Mos i humb

Niamey

Së paku 16 refugjatë nigerianë e kanë humbur jetën sot në një rrëmujë gjatë një fushate donacioni në juglindje të Nigerisë,  (AA).

“Incidenti ndodhi kur guvernatori i shtetit Borno (Nigeri) po shpërndante oriz, rroba dhe para në dorë për refugjatët e vendit të tij, të cilët janë të vendosur përkohësisht në qytetin Diffa”, tha për AA gazetari lokal, Mahamadou Mado.

Një burim i sigurisë, i cili kërkoi të mos emërohej për shkak të kufizimeve për të folur në media, konfirmoi gjithashtu incidentin dhe numrin e vdekjeve.

Ai tha se rrëmuja ndodhi pasi njerëzit nxituan të marrin sendet thelbësore ndërsa zyrtarët e sigurisë të vendosur në vendngjarje nuk mund të kontrollonin turmën.

Guvernatori i shtetit Borno të Nigerisë, Babagana Umara Zulum që nga e shtuna ka qenë duke bërë një turne në rajonin Diffa për të pyetur për gjendjen e refugjatëve nigerianë.

Dhuna dhe terrori në shtetet verilindore të Nigerisë që nga viti 2013 ka detyruar dhjetëra mijëra njerëz të kërkojnë strehim në vendet fqinje, përfshirë Nigerin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit