Nis punimet Asambleja e gjyqtarëve, pritet votimi për anëtarët e KLGJ-së

Mos i humb

Pas Asamblesë së Prokurorëve të një dite më parë, ka nisur këtë të mërkurë edhe mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve për të zgjedhur përmes votës anëtarët për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në garë për 6 vende janë Medi Bici, i cili do të jetë automatikisht i fituar si i propozuar nga Gjykata e Lartë; Ilir Toska, Nertina Kosova dhe Brikena Ukperaj nga gjykatat e Apeleve; Astrit Faqolli, Brunilda Kadi, Marcela Shehu dhe Dritan Hallunaj nga gjykatat e Shkallëve të Para.

Ndërkohë është tërhequr nga gara gjyqtarja Alma Brati, aktualisht gjyqtare e Shkallës së Parë në kryeqytet, por dorëheqja e saj nuk ndikon në procesin e votimit, pasi ka edhe 4 kandidatë të tjerë në garë.

Të pranishëm në sallë janë 331 gjyqtarë, nga 354 që kanë mbetur në sistem, pas kalimit të deritanishëm në sitën e vettingut, duke plotësuar kështu kuorumin e nevojshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit