Një bukë prej shkencëtari me majanë e vjetër egjiptiane: si shijon kafshata 4500-vjeçare? (foto)

Mos i humb

Një bukë që të kthen 4500 vite prapa… Kështu është edhe kjo gatesë e përgatitur nga shkencëtari Seamus Blackley, i cili përdori majanë e bukës që gjeti në një enë egjiptiane të vjetër, që dikur ishte përdorur nga faraonët.

Majaja u gjet në një enë prej balte, tipike për konservim.

Me aq maja sa gjeti, ai e përdori për të gatuar një bukë, të cilën e përshkroi si  “tipike e 4500 viteve më parë”.

Buka egjiptiane kishte një shije tjetër nga ajo që përgatitet sot.

Por çfarë është realisht majaja?

Ajo është një përzierje e miellit me ujë, i cili lihet të thahet në ambient të jashtëm dhe më pas i shtohet bukës si mjet natyral për t’i dhënë volum.

Në të kaluarën, majaja është përdorur në forma natyrale, ndërsa sot atë e gjen në forma të konservuara.

Rezultati që ai e nisi si eksperiment shkencor, doli të ishte një mrekulli e shijes dhe kuzhinës. Blackley e postoi recetën në Twitter, dhe shijen e bukës e përshkroi si “më të pasur dhe më të ëmbël se buka normale”.

Para dy javësh, Blackley së bashku me ndihmën e një egjiptologu dhe mikrobiologjisti nxorën në dritë majanë nga një poçari e vjetër egjiptiane. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit