Një shtet si Danimarka, një kryeqytet si Kopenhagen: gjithçka nga të gjithë për ruajtjen e mjedisit

Mos i humb

Facebook t’i përshtatet BE-së/ Kërkesa e Brukselit për rrjetin social

Komisioneri i BE-së për Industrinë, Thierry Breton, tha se është Facebook ai që duhet të përshtatet me standardet e Evropës dhe jo e anasjellta. Ai...

Meta: Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj

Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një deklaratë shtypi për mediat, ku u shpreh se ministrja e...

NATO publikoi videoklip mbështetës për Turqinë

NATO publikoi një videoklip që tregon kontributin e Turqisë në aleancë, (AA). Në videoklipin e publikuar në llogarinë...

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst!

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët Fjala është...

Danimarka njihet si shteti që ka më së tepërmi konsideratë për mbrojtjen e ambientit, duke qenë prej të parave vende që ndalon shishet dhe qeset prej plastike, si dhe që ofron investim në opsione të padëmshme për mjedisin.

Por a mundet një vend që teorikisht, të ulë emetimet e karbonit (CO2) siç ka arritur ky vend?

Qyteti i Kopenhagës i ka vënë vetes një kusht shumë ambicioz: dëshiron të bëhet kryeqyteti i parë në botë që neutralizon karbonin. Deri në vitin 2025, Kopenhaga ka shumë për të bërë.

Dhe tashmë, nisma ka kapur rrugën e duhur: Emetimet e CO2 në Kopenhagë janë ulur me 42% që nga 2005-ta.

Në një raport nga këshilli i qytetit, thuhet: “Kopenhaga do të jetë pararojë e politikave të ndryshimit të klimës me gjithçka, duke nisur nga turbinat e erës, teknologjia e re e gjelbër dhe transporti në zonat mjedisore, ushqimet dhe kushtet më të mira të çiklizmit”.

Buxheti i qytetit për vitin 2020 po shton rreth 18 milion euro për të miratuar politika më të mira klimatike.

“Ne po bëjmë një hap tjetër ambicioz në mënyrë që Kopenhaga të bëhet kryeqyteti i parë neutral në botë sa i përket emetimit të CO2”, thuhet në raport.

Për të arritur këtë qëllim, Kopenhaga do të “promovojë trafik të qëndrueshëm dhe të investojë masivisht në turbinat me erë dhe teknologjinë e re”, thuhet në raport.

Qyteti gjithashtu do të sigurojë parkim falas në rrugë për veturat elektrike dhe do të rrisë çmimin e tarifave të parkimit dhe licencat e qëndrimit për makinat që ndotin më shumë.

“Qëllimi është të kufizojmë përdorimin e benzinës dhe të ndalojmë makinat me naftë”, vuri në dukje raporti. “Nga 1 korriku 2020, zona mjedisore në Kopenhagë do të përforcohet në mënyrë që as kamionët ndotës të mos lejohen të hyjnë në qytet.”

Kopenhaga tashmë është një nga qytetet më të mira të çiklizmit në botë, por kjo nuk është e mjaftueshme për danezët: bashkia tani po ndërton shtigje të reja biçikletash dhe madje edhe “dy shtigje super biçiklete”./tesheshi.com/

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Nga perimet deri tek mishi, sa minuta i duhet çdo ushqimi për t’u tretur

Ndikimi i tretjes në humbjen e peshës është shumë domethënës. Siç na u tha shumë herë, ne jemi ato që hamë

Lakra të fërguara dhe patate

Të jeni të sigurtë që e gjithë familja do e adhurojë. Më poshtë do të gjeni recetën e përgatitjes hap pas hapi

Studimi i ri: Varësia ndaj telefonave ndryshon strukturën e trurit, njejtë sikurse narkotikët

Shumica prej nesh këto ditë kemi telefona intelegjentë. Këto janë pajisje të jashtëzakonshme që na lejojnë të bëjmë më...

Përdoruesit e Samsung u trembën pasi pranuan një mesazh të çuditshëm në telefonat e tyre

Përdoruesit e Samsung kanë mbetur të habitur pasi morën njoftime të çuditshme. Përdoruesit e telefonit Galaxy në të gjithë...

Mblidhet sërish Task Forca e COVID-19, zyrtare: Nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mbledhur pasditen e sotme sërish Task-Forcën e ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore për koronavirusin...