Një tërmet tjetër 6.3 ballë godet Filipinet

Mos i humb

Një tërmet tjetër i fuqishëm prej 6.3 ballë sipas Rihterit ka goditur Filipinet.

Qendra amerikane për studime gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në pjesën perëndimore të ishullit Samar, në jug të Filipineve.

Sipas informacioneve të para, tërmeti më së shumti ka dridhur qytetin Tutubihan, ndërsa deri tani nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.

Dje po ashtu një tërmet i fuqishëm goditi rajonin afër kryeqytetit Manila.

Në tërmetin e djeshëm së paku 11 persona humbë jetën ndërsa dhjetëra të tjerë llogariten të zhdukur. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar së paku 30 persona të zhdukur nën rrënojat e një qendre tregtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit