OBSH: Në Nigeri konfirmohen 450 raste të etheve Lassa

Mos i humb

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se 450 persona në Nigeri janë sëmurë nga ethet Lassa brenda më pak se pesë javë.

Në njoftimin e publikuar sot, OBSH thekson se nga 1 janari deri më 4 shkurt janë paraqitur 43 raste të vdekjes lidhur me ethet hemorragjike, por janë konfirmuar 37.

Dr. Wondimagegneh Alem, një përfaqësues i OBSH-së për vendet e Afrikës Perëndimore, tha se “bëhet fjalë për një numër të madh të pazakontë të rasteve në këtë kohë të vitit”.

Ethet Lassa përhapen me kontakt të drejtpërdrejt me brejtësit ose përmes ushqimit të kontaminuar.

Gjithashtu është i mundur transmetimi nga njeriu në njeri nëpërmjet urinës, karriges dhe pështymës. Sëmundja fillon si ethe me dhimbje në trup, në fazën e avancuar, ajo mund të rezultojë në gjakderdhje nga hunda dhe goja. Nuk ka vaksinë për ethet Lassa./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit