OKB nis hetimet për sulmet kimike në Idlib dhe Gutën Lindore

Mos i humb

Komisioni i pavarur ndërkombëtar i OKB-së për hetime në Siri njofton se ka filluar të hetojë pretendimet për përdorimin e gazit klorin në Idlib dhe Gutën Lindore.

Kreu i Komisionit Paulo Sergio Pinheiro në një deklaratë me shkrim ka thënë se ndjen “shqetësim të thellë” për shkak të përleshjeve në rritje në Idlib dhe Gutën Lindore.

Duke rikujtuar se 250 mijë civilë janë zhvendosur nga vendet e tyre për shkak të rritjes së përleshjeve në Idlib që nga fillimi i vitit të ri, Pinheiro thotë se këto raporte janë seriozisht shqetësuese. Sipas tij, të ashtuquajturat “zonat e deskalimit” të formuara për mbrojtjen e civilëve nga bombardimet, janë bërë “temë e talljeve”.

“Palët në përleshje, nuk po i përmbushin detyrimet që i sjell e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Është një gjendje serioze dhe shqetësuese që komisioni ka pranuar disa raporte të ndryshme në lidhje me atë se bombat që përmbajnë klor janë përdorur në qarkun Serakin të Idlibit dhe qarkun Duma të Gutës Lindore. Komisioni ka filluar t’i hetojë këto pretendime”, tha Pinheiro.

Ai më tej potencoi edhe krizën njerëzore në Gutën Lindore me ç’rast tha se njerëzit nën rrethim nuk po lejohen të marrin ndihma dhe se ata po lihen të uritur me qëllim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit