OKB paralajmëron për fatin e 2.3 milionë njerëzve në Idlib

Mos i humb

 

 

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura ka paralajmëruar se 2.3 milionë njerëz mund të ndikohen nga konfliktet nëse në Idlib ndodh situata e Gutës Lindore dhe se kjo do të shkaktojë pasoja gjashtë herë më të këqija.

Mistura nga zyra e tij në Gjenevë nëpërmjet video- konferencës ka informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri, me ç’rast ka tërhequr vëmendjen kryesisht për evakuimet e kryera në Idlib.

“Nëse civilët dhe grupet opozitare dërgohen në pjesën veriore të Sirisë dhe më së shumti në Idlib, kjo situatë mund të shkaktojë vetëm një shtyrje të re të konflikteve”, deklaroi Mistura duke bërë të ditur se në dy muajt e fundit në veri të Sirisë janë evakuuar 110 mijë persona dhe se ka vështirësi në përballimin e nevojave humanitare në rajon.

“Nëse edhe në Idlib ndodh skenari i Gutës Lindore kjo mund të shkaktojë pasoja gjashtë herë më të këqija. Kjo do të ndikojë tek 2.3 milionë njerëz, nga të cilët gjysma prej tyre janë dëbuar edhe më parë nga vendbanimet e tyre dhe nuk do të kenë asnjë vend ku mund të shkojnë”, thekson Mistura.

Duke shpjeguar se rritja e konfikteve dhe tensioneve në Idlib apo në Dera mund të jetë e rrezikshme jo vetëm për sirianët por edhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, Mistura thotë se në këtë rajon ndodhen frocat ndërkombëtare.

Ai poashtu ka bërë të ditur se në Ankara do të mbahet raundi i ardhshëm i takimit të zhvilluar këtë javë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, dhe se ai është kthyer në Gjenevë me një “foto pasi ka vazhduar bisedimet me disa palë”.

Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë tha se pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme, ekziston një bazë e përbashkët për ndalimin e konflikteve, formimin e komitetit kushtetues dhe respektimin e integritetit territorial të Sirisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit