Omarosa Newman, akuzon Trumpin për “racizëm”

Mos i humb

 

Omarosa Newman, ish këshilltarja e presidentit amerikan Donald Trump në librin e saj ku ajo shpjegon ditët e kaluara në Shtëpinë e Bardhë e akuzon Trumpin si “racist”, ndërkohë që Trump i ka përgënjeshtruar këto pretendime.

Në mediat amerikane janë reflektuar disa pjesë të librit “Unhinged” i cili do të dalë në treg më 14 gusht dhe i cili ka ngjallur debate në opinionin publik amerikan.

Newman, në librin e saj ku shpjegon ditët e saj të kaluara në Shtëpinë e Bardhë, e ka përcaktuar Trumpin si “racist” dhe shprehu kritika të forta ndaj mënyrave të punës dhe qëndrimeve të Trump.

“Përdorte shprehjen “zezak”

Në librin e saj Newman, ka theksuar se ajo ka qenë konkurente në programin “The Apprentice” të Trump shumë vite më parë dhe aty ajo ka vërejtur që Trump ka përdorur shumë herë shprehjen “zezak” për afro-amerikanët.

Po ashtu Newman ka vënë në dukje se Trump ka shprehur hapur shumë herë shprehje raciste edhe për bashkëshortin gjysmë filipinas të Kellyanne Conway, një prej këshilltareve të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndër të tjera Newman, pretendon se “gjendja mendore e Trump po përkeqësohet” dhe se e ka parë në një takim Trump të përtypë letër nga nervat.

Gjithashtu Newman, në librin e saj ka pretenduar se në vitin 2017 teksa është pushuar nga detyra e saj i janë propozuar 15 mijë dollarë në muaj “si pagesë heshtjeje” për të mos folur rreth Trump, por këtë propozim nuk e ka pranuar.

Ndërkohë Trump ka reaguar ndaj librit në fjalë dhe ka akuzuar Newman për gënjeshtra duke pretenduar se shpjegimet e saj në libër nuk reflektojnë të vërtetën.

Newman, ishte një prej të paktëve afro-amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, ajo ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore të Trump dhe pas fitores ajo e gjeti vehten në mesin e ndihmuesve të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit