Operacioni Itali-Shqipëri, Policia e Shtetit: Kapen në Shkodër e Cërrik 2 anëtarët e grupit kriminal të trafikantëve të kokainës

Mos i humb

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion ndërkombëtar duke arrestuar dy persona, pjesë e një grupit trafikantësh kokaine në Shkodër e Cërrik.

Operacioni i koduar “ZAD” është finalizuar mes Italisë e Shqipërisë duke goditur një grup kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kokainë.

Vihen në pranga në Itali e Shqipëri, 11 persona, dy prej të cilëve u kapën në territorin shqiptar. Në operacion në Shqipëri të angazhuar, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, DVP Tiranë, Elbasan e Shkodër, në bashkëpunim me Interfocën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën.

Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri.

Gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit Florjan Palaj, 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe Ilia Deda, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Shtetasi Florjan Palaj ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi Ilia Deda, duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë.

Policia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krimin e organizuar dhe terrorizmin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit