Pacolli me homologen norvegjeze bisedon për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli duke e falënderuar shtetin e Norvegjisë për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për shtetndërtimin e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky shtet luan rol të rëndësishëm në integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Në fillim të ditës së sotme, pata nderin të mirëpres kryediplomatën Norvegjeze, Ine Eriksen.
Norvegjia ështē vend model nga i cili mund të mësojmë shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror. Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane.
U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shpreha mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë në procese të afirmimit tonë ndërkombëtar. Jemi të inkurajuar me faktin se kemi miqësi dhe partneritet me vende si Norvegjia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit