Pakistan, nuk do të përdoret forcë kundër protestuesve

Mos i humb

Qeveria dhe ushtria në Pakistan u dakorduan që të provojnë rrugën e negociatave në vend të përdorimit të forcës për t’u dhënë fund protestave në vend.

Sipas lajmeve në mediat pakistaneze mësohet se kryeministri i vendit, Shahid Hakan Abbasi dhe komandanti i forcave tokësore Kamar Xhavid Bajva pas një takimi janë dakorduar që për fundin e protestave të provojnë rrugën e negociatave. Sipas kësaj, nuk do të përdoret forcë nga njësitë e sigurisë për të shpërndarë protestuesit.

Në takimin e zhvilluar kanë qenë të pranishëm kryeministri i rajonit Penxhap, Shahbaz Sherif, ministri i Brendshëm, Ihsan Ikbal, kreu i shërbimeve inteligjente të Pakistanit, Rizvan Aktar dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ndërkohë që në lidhje me takimin bëhet e ditur se nuk është bërë deklaratë zyrtare.

Pas ndërhyrjes së policisë ditën e djeshme protestat u përhapën në rajone të ndryshme të vendit, ku si pasojë humbën jetën 6 persona, nga të cilët njëri prej tyre polic. Pas marrjes nën kontroll të protestave nga ana e policisë, qeveria kërkoi që ushtria pakistaneze të ndihmonte policinë për vendosjen e rendit.

Protestat nisën kryesisht në rajonet Islamabad dhe Ravalpindi pas ndryshimeve të bëra nga parlamenti në muajin e kaluar në ligjin zgjedhor./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit