Paralajmërimi i Trump, Arabia Saudite: nuk do t’u dorëzohemi kërcënimeve

Mos i humb

Arabia Saudite tha se nuk do të dorëzohej ndaj asnjë kërcënimi me sanksione ekonomike apo ndonjë presioni politik, kjo pasi presidenti Trump paralajmëroi për “dënime të rënda” nëse rezulton që gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll.

Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia shtetërore e Arabisë Saudite, thuhet gjithashtu se vendi do t’i përgjigjet çdo hapi të ndërrmarë kundër tij.

Agjencia thekson se deklarata nuk e përmend direkt Khashoggi-në, i cili u zhduk më 2 tetor, pasi ai hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

AP njoftoi më parë se tregu i aksioneve të Arabisë ra me më shumë se 6.8 për qind pasi presidenti amerikan paraqiti kërcënime.

Në një intervistë me CBS TV, Trump tha: “Ne do të presim deri në fund dhe do të ketë dënime serioz”, duke lënë të nënkuptuar fundin tragjik të gazetarit.

Autoritetet saudite vijojnë të kundërshtojnë versionin e vrasjes në konsullatën e Stambollit të Jamal Khashoggi, por pa ofruar ende ndonjë alibi, edhe këmbënulin në daljen e tij normal nga konsullata. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit