Partia Social Demokrate bëhet me dy komuna

Mos i humb

Partia Socialdemokrate e cila brenda dy ditëve të fundit ka pësuar ndryshime të mëdha është duke udhëhequr me dy komuna të Kosovës. Në këtë parti janë anëtarësuar të dorëhequrit e Vetëvendosjes, duke përfshirë këtu 12 deputetët, dy kryetarë të komunave si dhe ish- anëtarë të VV-së.

Shpend Ahmeti kryetari i Komunës së Prishtinës dhe Qëndron Kastrati kryetari i Kamenicës i janë bashkuar PSD-së parti kjo që sot ka ndryshuar kryetarin dhe strukturat e saj.

Në krye të kësaj partie është zgjedhur Shpend Ahmeti, i cili njëkohësisht është edhe i pari i kryeqytetit. PSD nënkryetar ka zgjedhur sot Visar Ymerin, ndërsa sekretare Aida Dërgutin.

Konventa e kësaj partie është duke u mbajtur aktualisht, Visar Ymeri ka thënë se kjo parti do të angazhohet për barazim pushtetesh midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit.

“PSD përkushtohet për një shoqëri demokratike, e ndanë bindjen e demokracinë dhe mendon që demokracia duhet të ruaj statusin e vet. PSD angazhohet për barazim pushtetesh midis legjislativit, ekzekutivit por edhe gjyqësorit. PSD është e përkushtuar që ta ndryshojë situatën në Kosovë”, tha Ymeri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit