Pas 250 vjetëve në Suboticë thirret ezani për namaz nga minarja e Xhamisë

Mos i humb

Me vendim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Suboticës, dje, në xhaminë “El-Muhajir”, në Suboticë është thirr ezani i parë gjatë namazit të ikindisë.

Kjo xhami në qytetin më verior të Serbisë u ndërtua në vitin 2008. Në esencë, kjo është xhamia e parë në rrugën Sofje-Budapest, pas më shumë se 250 vjetësh.

Xhamia e quajtur El-Muhajir (muhaxhir/refugjatë) ndodhet pranë tregut në rrugën Karagjorgjevo, dhe përbëhet prej minares 16 metra të lartë dhe tetë kupolave të vogla.

“Allahu i dhasht hajr, atij që do ta bëjë këtë në të ardhmen”. Ezan do të thirret një herë në javë, gjatë namazit të xhumasë.

Allahu i shpërbleftë të gjithë donatorët që morën pjesë në realizimin e këtij projekti të blerjes së pajisjeve elektronike, zërimit etj.”, thuhet nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Suboticës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit