Pas humbjes në Gjakovë, ja ku e gjen “ngushëllimin” Mimoza Kusari-Lila

Mos i humb

Kandidatja e Alternativës për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila, nuk duket të ketë humbur në dëshpërim për “dështimin” e saj në garën e balotazhit me rivalin e saj Ardian Gjinin.

Pra, ish-kryetarja Mimoza Kusari, pas humbjes në Gjakovë, duket t’i jetë kthyer normalitetit, derisa ditën e martë, qysh në orët e para të mëngjesit është parë në njërin nga minimarketet e kryeqytetit të Kosovës, duke blerë gjëra të domosdoshme për konsumin ditor për familjen e saj.

Fotoja e siguruar dëshmon se Mimozën nuk e ndal asgjë për të rrugëtuar në jetë si intelektuale, politikane e para kësaj si një nënë e bashkëshorte shembullore.

Thënë më shkurt, Mimoza Kusari përveç që njihet si intelektuale, ekonomiste e politikane e shquar, ajo njihet edhe si grua e cila prioritet ka familjen dhe kujdesin maksimal ndaj  fëmijëve të saj, pa përjashtuar këtu edhe të tjerët që e rrethojnë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit