PD : S’jemi kundër diskutimit për sistemin.

Mos i humb

Numri i të prekurve me COVID-19 në Afganistan parashikohet të jetë 10 milionë

Ministri i Shëndetësisë së Afganistanit, Ahmad Jawad Osmani, deklaroi se parashikohet që koronavirusi i ri (COVID-19) në vend ka prekur 10 milionë...

Greenpeace: Do të vriste gjysmë milion banorë

Një studim i Greenpeace tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse Gjermania sulmohet me armë bërthamore. Sipas një simulimi, prej një bombe...

Gjermania në prag të valës së dytë të pandemisë, ja çfarë paralajmëron mjekja

Në Gjermani deri tani luftimi i Coronës kishte shkuar mirë. Por numri i turistëve të infektuar po rritet. Dhe këtë javë landet...

Vazhdon zjarri i madh në pyllin e Semanit, në aksion dhe ushtria, shkrumbohen rreth 20 ha

Vijon prej disa ditësh zjarri i madh në pyllin e Semanit. Ndërkohë, Bashkia e Fierit është angazhuar me...

PD ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili ftoi për një tryezë tre palëshe sa i takon arritjes së konsensusit për reformën zgjedhore.

Në përgjigjen zyrtare për kryeminisrin PD thotë se nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

PD e konsideron një alibi hapjen në këtë moment, te diskutimit për sistemin zgjedhor,  për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Në përfundim PD paralajmëron se çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.” thuhet ne reagimin e PD

Deklarata e plotë:

“Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut. Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.” thuhet ne reagimin e PD

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik

Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Austria sërish me numër të lartë të rasteve të reja

Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi...