Për një javë, mbi 2 mijë persona të sëmurë nga fruthi, ja arsyeja!

Mos i humb

Dy mijë e 305 persona, përfshirë 966 të rritur dhe 1,339 fëmijë janë sëmurë nga fruthi, duke filluar nga data 28 dhjetor 2018, deri më 3 janar 2019.

Ministria vuri në dukje se që nga 3 janari, janë 809,073 doza të vaksinave kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, duke përfshirë 392.200 doza të bëra në SHBA, të cilat u dërguan në rajonet e Ukrainës.

Furnizimi i vaksinave në rajonet perëndimore të Ukrainës, ku vërehet incidenca më e lartë, është prioritet, raporton Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë.

15 persona, duke përfshirë katër të rritur dhe njëmbëdhjetë fëmijë, vdiqën nga ndërlikimet e sëmundjes.

Më parë, kjo ministri e Ukrainës, raportoi se një djalë trevjeçar vdiq nga fruthi në Spitalin e Sëmundjeve Infektive të Qytetit Odesa.

Ai u bë fëmija i tretë në Odesa i cili vdiq nga kjo sëmundje në vitin 2018. Në total, katër banorë të Odesës vdiqën nga fruthi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit