Përfaqësues të opozitës homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Mos i humb

Përfaqësues të opozitës zhvilluan paraditen e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në nderim të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë.

Ndërkohë, kryetari i Lulzim Basha ka uruar në “Facebook” 28 nëntorin, duke u shprehur se beteja për Shqipëri demokratike është nderimi më i madh për sakrificat e heronjve të lirisë.

“Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, thotë Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit