Përgjaken rrugët e vendit, i riu përplas për vdekje 44-vjeçaren në Milot-Laç

Mos i humb

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 44-vjeçareje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Laç. Policia thotë se një 23-vjeçar ka përplasur me makinë shtetasen me iniciale Z.D, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Ende nuk dihet indetiteti i viktimës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Pak më parë, një tjetër e moshuar u aksidentua në qytetin e Korçes, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij  ka aksidentuar shtetasen këmbësore  Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç,  e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit