Përleshje në perëndim të Iranit, plagosen katër ushtarë

Mos i humb

 

Të paktën katër ushtarë iranianë u plagosën në përleshjet me pjestarët e një grupi të armatosur të paidentifikuar në rajonin perëndimor Kurdistan të Iranit.

Zëvednësguverantori i krahinës Kurdistan Huseyin Hosikbal për agjencinë e lajmeve IRNA konfirmoi se mbrëmë në fshatin Abu Hasan, në kufirin mes Iranit dhe Irakut, ka pasur përleshje mes forcave të sigurisë dhe pjestarëve të një grupi të armatosur.

Hosikbal shtoi se të paktën katër ushtarë iranianë u plagosën në konflikt, të cilët u transportuan në spital.

Ai gjithashtu theksoi se anëtarët e grupit të armatosur kanë ikur dhe se forcat e sigurisë kanë marrë kontrollin e rajonit.

“Kanë nisur hetimet për të zbuluar detajisht se për çka bëhet fjalë. Askush nuk është prononcuar rreth sulmit”, tha Hosikbal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit