Përplasen në Kuvend Konjufca e Molliqaj, ja cila është arsyeja!

Mos i humb

Gjatë diskutimit të deputetëve për dialogun Kosovë-Serbi, ka regauar deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca dhe deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, ku ky i pari ka thënë se njëri nga projektet për qështjen e kufijëve është ai i shkrirjes së propozimve të PSD-së  në propozime të PDK-së.

Sa i përket dialogut deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se duhet të ndalojmë projektin e presidentit Thaçi të cilin e ka filluar, si dhe propozimet e njëjta ndërmjet PDK-së dhe PSD-së.

“Strategji opozitare është që nëse jeni gati dhe doni ta rrëzoni qeverinë ejani përnime. Dardan Molliqaj krejt ia ka huq bojkotin e Kuvendit, pasi nuk është parim që e kemi. Janë dy rryma politike në Kosovë, njëra konsideron që të ndalohet projekti i Thaçit që e ka nis, e dyta është shkrirje e propozimeve të PSD-së me atë  të PDK-së”, tha Konjufca duke shtuar se duhet të ndalim projektin politik të Hashim Thaçit”, tha Konjufca.

Ndërsa, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka replikuar deputetin Konjufca duke pranuar se PDK-ja ka marrë propozimet e PSD-së, ku siç tha ai që ndihet i gëzuar kur kundërshtari pajtohet me ne.

“Krejt qështje taktike është, kur ska efekt kthehesh, efekti i bojkotit në ketë fazë është zero, kaq për dijen tëndë Glauk dhe kaqnpër dijen e Vetëvendosjes. Mirë që PDK paska marrë porpozimet tona, gzohna kur kundërshtari pajtohet me neve”, u shpreh Molliqaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit