Politikani gjerman i reagon zv.kancelarit austriak ndaj deklaratave për Kosovën

Mos i humb

Një politikan gjerman e ka akuzuar Zv/kancelarin e Austrisë Heinz-Christian Strache të jetë një dorë e zgjatur e Kryetarit të Rusisë Vladimir Putinit brenda Bashkimit Europian, meqë ai tha për mediat serbe se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Bernd Posselt, ish-deputet i Parlamentit Europian (PE) nga radhët e CSU – partnerit të partisë CDU së Angela Merkelit – në një komunikatë për shtyp sot ka bërë thirrje që për shkak të deklaratave të tij duke e kontestuar pavarësinë e Kosovës, tha se Strache duhet që të jap dorëheqje nga pozita që e mbanë në qeverinë e Austrisë.

“Sepse ai si duket edhe një here më shumë e ka kontestuar pavarësinë e Republikës së Kosovës”, tha Posselt. “Njerëz të këtillë janë Kuaj të Putinit të Trojës në BE, sepse Moska po tenton përsëri gjithçka për ta dështuar pavarësinë e Kosovës, » ka shkruar Bernd Posselt.

Politikanë gjerman, Posselt, ka qenë deputet i PE-së dhe për shumë vite raportues për Kosovën në trupin legjislativ të BE-së.

Ai sot është anëtar i Komitetit Qendror të CSU-së./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit