PROJEKTLIGJIN PËR RRUGËT

Mos i humb

Aksidentet në trafik, deri sa vazhdojnë të trajtohen vetëm si temë e diskutimit do të përballemi me realitetin e hidhur që do të rezultojë me humbjen e jetëve të njerëzve në trafik dhe dëmet materiale, të cilat ndikojnë në shumë probleme të komplikuara socio-ekonomik.

Ky fenomen, kërkon mobilizim nacional, gjykim të qasjes së menaxhimit të trafikut, përgjegjësi institucionale dhe përkushtim profesional.
Krahas investimeve në infrastrukturë, mos themelimi i “Agjencisë për Menaxhimin e Rrugëve” të Kosovës e paraparë me PROJEKTLIGJIN PËR RRUGËT është treguesi i përkushtimit për kujdesin e infrastrukturës rrugore.

Ashtu sikur nga Qeveria edhe nga komunat, pjesa më e madhe e buxhetit investohet për infrastrukturën rrugore. Në këtë drejtim, vlen të përmendët se nuk kemi legjislacion elementare që shërben për mirëmbajtjen e rrugëve. Fillimisht, aktivizimi i Agjencisë dhe hartimi i legjislacionit për mirëmbajtjen e rrugëve duhet të jetë prioritet kryesor.

Shkaktarët e aksidenteve janë të komplikuara, por të dhënat mbi shkaktarët te ne përfshijnë si faktorin njeri ashtu edhe shkaktarët e lidhur me automjetet dhe gjendjen e rrugëve. Këto janë si rezultat i mungesës së kulturës së vozitësve dhe politikbërjes në drejtim të edukimit dhe vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafik.

Një qasje bashkëkohore për ta rritur sigurinë në trafik është menaxhimi i këtyre shkaktarëve dhe krijimi i politikave për të ulur aksidentet bazuar në shkaktarët përkatës.

Lëvizja për Drejtësi, bën thirrje për një mobilizim, që Siguria në Rrugë, të shpallet prioritet nacional i Kosovës. Gjithashtu i shprehim ngushëllimet dhe ndajmë dhembjen tonë për familjarët e të ndjerëve që humbën jetën në aksident dhe urojmë shërim stafit të ambasadës në krye me ambasadoren e Republikës së Turqisë znj. Kıvılcım Kılıç, që ishin pjesë e aksidentit në trafik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit