Putin: Rusia vazhdon të mbështesë popullin palestinez

Mos i humb

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, nëpërmjet një mesazhi dërguar presidentit të Palestinës Mahmud Abbas tha se shteti i tij vazhdon të mbështesë popullin palestinez në caktimin për fatin e shtetit të vet.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, presidenti rus Putin me rastin e “29 nëntorit Ditës ndërkombëtare të solidaritetit me popullin palestinez” ka dërguar një mesazh me shkrim tek presidenti palestinez Abbas.

“Rusia, e cila është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe e cila ndodhet në Kuartetin e Lindjes së Mesme, vazhdon qëndrimin parimor për të ofruar mbështetje për popullin palestinez në aspektin e caktimit të fatit të shtetit të vet”, ka shkruar Putin në mesazhin e tij.

Ai ka thënë se për konfliktin në Lindjen e Mesme duhet të gjendet zgjidhje e drejtë dhe gjithëpërfshirëse, në përshtatje me legjitimitetin ndërkombëtar, vendimet e KS-OKB-së dhe iniciativës arabe për paqe.

Putin tha se në këtë kuadër nevojitet përfundimi i pushtimit të tokave arabe nga Izraeli i cili ka filluar në vitin 1967 si dhe formimi i shtetit të Palestinës me kryeqytetin Jerusalem.

Duke theksuar mbështetjen e tij për pajtimin kombëtar në Palestinë, Putin shprehu gadishmërinë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të popullit dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike me Palestinën.

Me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të marrë në seancën e 29 nëntorit të vitit 1977 me qëllim të dhënies së mbështetjes për problemin e Palestinës, që nga viti 1978 e deri më tani data 29 nëntor festohet si “Dita ndërkombëtare e solidaritetit me popullin palestinez”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit